Serbët në ethe, frikë nga Shqipëria e Madhe

Në krizën e tanishme politike në Maqedoni, interesi më i madh është që të mos mbijetojë platforma e Tiranës sepse ajo praktikisht do të thotë fillimi i krijimit të Shqipërisë së Madhe”, thotë për gazetën serbe “Politika” Ivan Stoilkovic, kryetar i Partisë demokratike të serbëve në Maqedoni (PDSM).

Kjo platformë është krijuar në një shtet të huaj, i akuzon serbët dhe maqedonasit për gjenocid ndaj shqiptarëve në periudhën 1912 deri në 1956. Nëse kjo kërkesë fiton të drejtën civile, populli serb në Maqedoni do të gjendet në situatë të pamundur. Njëkohësisht do ta sjell edhe Serbinë në situatë shumë të rëndë”, pretendon Stoilkovic, përcjellë gazetametro.net.

“Gjithçka është kontestuese, madje edhe kalimet e integruar të kufijve ndaj Shqipërisë dhe Kosovës për të cilët nuk flitet shumë, ndërrimi i simboleve shtetërore, futja e gjuhës shqipe në Kushtetutë që është hyrje në federalizëm të shtetit”, ka thënë ai.

Be the first to comment

Leave a Reply