Zyrtare: Zidane nënçmon Alavesin, lë në shtëpi pesë yje (Foto)

Zinedine Zidane ka vendosur të pushojë pesë lojtarë për ndeshjen me Alaves, që zhvillohet të dielën në “Santiago Bernabeu”.

Zinedine ZIdane ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen me Alaves, e cila zhvillohet nesër nga ora 16:15 në “Santiago Bernabeu”, në kuadër të xhiros së 29-të.

Zidane bëri të ditur në konferencën për media se i pret një muaj i gjatë dhe i vështirë, andaj për ndeshjen e nesërme do të lë disa yje në shtëpi, që tashmë është edhe publike se cilët janë atë.

Keylor Navas, James Rodriguez, Marcelo, Casemiro dhe Sergio Ramos nuk janë ftuar për ndeshjen e nesërme ndaj Alaves, skuadër që nuk duhet nënçmuar, e cila ka marrë tri pikë në “Camp Nou” këtë edicion dhe një në “Vincente Calderon”.

Be the first to comment

Leave a Reply