Ja çfarë thotë Mustafi pas golit që shënoi ndaj Manchester Cityt (Video)

Mustafi u shpreh i lumtur me golin kundër Cityt, por jo edhe rezultatin

Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, ka shpëtuar Arsenalin nga humbja duke shënuar golin e barazimit për 2:2 ndaj Manchester Cityt në minutën e 53’të, për t’ia siguruar një pikë shumë të vlefshme “Topçinjve”.

Ai u shpreh i lumtur me këtë gol, por jo edhe rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

“I lumtur që ndihmova ekipin me gol në barazimin 2:2 me Cityn. Sumë keq që nuk arritëm t’i marrim tri pikë”, ka shkruar Mustafi në rrjetet sociale.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply