Bunjaki ka një mesazh për Januzajn

Albert Bunjaki insiston se dyert e Kosovës janë ende të hapura për Adnan Januzajn

Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki ka dhënë një intervistë për sajt suedez, thelastjourno.com, ku ka folur për shumë gjëra.

Ai ka treguar se si rregullat e reja ia pamundësuan lojtarëve si Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri apo Lorik Cana të luajnë për Kosovën, por ai tregon se këtë mund ta bëjë Adnan Januzaj.

“Xhaka, Shaqiri dhe Cana kanë mundur të luajnë për ne derisa nuk ndryshuan rregullat pas Euro 2016. Prej atëherë lojtarët që kanë luajtur për ndonjë shtet tjetër nuk mund të ndërrojnë kombëtare”, tha Bunjaki.

“Prej këtyre lojtarëve që kanë luajtur me Kombëtare të tjera e që mund të luajë për Kosovën është Adnan Januzaj, i cili nuk është ftuar nga Belgjika. Populli i Kosovës ia ka hapur dyert që të luajë për Kombëtaren tonë”.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply