Zgjidhet misteri i vrasjes së Tupac?

Producenti Suge Knight pretendon se një dokumentar i ri mbi jetën e mikut tij Tupac ka ‘zbuluar’ arsyen pse u vra ai.
Suge – që ishte me Tupac natën kur u vra – është aktualisht në pritje të gjyqit për akuza për vrasje, por kurrë nuk ka folur në lidhje me atë se kush beson ai se e ka vrarë mikun e tij, deri më tani.

Ai ka thënë se akuzat e bëra në dokumentarin “Vrasja e Tupac: Beteja për Compton”, janë të vërteta, transmeton Gazeta Express.

Regjisori Richard Bond pretendon se ai ka siguruar një dokument nga avokati i Suge që dëshmon se historia e treguar në dokumentar – se Suge ishte caku kryesor jo Tupac – është e vërtetë.

Muajin e kaluar, një ish polic i LA tregoi se Tupac u vra në një incident bandash që përfshiu reperë rivalë.

Be the first to comment

Leave a Reply