Kremi pudër do të zgjasë 24 orë nëse lyeni fytyrën me këta dy përbërës

Kremi pudër, njohur ndryshe si fondatina është një ndër produktet kozmetike më të dashura e më të përdorura nga femrat në të gjitha botën. Sipas statistikave nga kompanitë lider në fushën e kozmetikës, është produkti i dytë më i përdorur pas buzëkuqit. Me siguri edhe ju keni një të tillë në çantën tuaj në këto momente dhe po mendoni ta rivendosni në fytyrë pasi është fshirë. Ekspozimi në diell, temperaturat e larta, ngrënia, lëvizjet e vazhdueshme si kruarja apo kalimi spontan i gishtave në fytyrë bëjnë që të mos rezistojë gjatë tërë ditës.

Blogeret më të njohura kanë zbuluar një truk shumë interesant që e mban të fiksuar kremin pudër për shumë orë. Soda e bukës, ky produkt magjik bën mrekulli kudo dhe për këdo.

Pasi keni aplikuar kremin hidratues, lëreni që të veprojë derisa ta thithi lëkura dhe më pas me mollëzat  e gishtave aplikoni sodë buke tek zona poshtë syve, hunda, mjekra dhe mbi buzë. Më pas vendosni korrektorin dhe kremin pudër të zakonshëm. Pudra e bebes është një tjetër produkt që ndihmon në ruajtjen e kremit pudër dhe tualetit në përgjithësi. Ju jeni njohur me përdorimet e saj të panjohura, shiko këtu, por nuk e keni menduar kurrë se ajo mund të përdoret për ta bërë fondatinën më rezistente. Provoni truket e mësipërme dhe do të mbeteni të kënaqura./Bota Sot/

Be the first to comment

Leave a Reply