Njihuni me mbretin e hashashit: Të gjithë flasin për të, por autoritetet nuk guxojnë ta prekin për një arsye

Ashtu sikur Evropa dhe SHBA-të që po eksportojnë terrorizmin tek ne, edhe ne gjithashtu u shesim drogë. Me këtë fjali fillon dokumentari i shkurtër prodhim i BBC-së, që flet për mbretin e hashashit në Liban.

Libani është i njohur në mbarë botën për hashashin e saj. Në luginën Beqaa, fermerët kultivojnë hashashin duke mos u ndëshkuar fare për këtë veprim, i cili po u sjell atyre miliona dollarë të ardhura në vit. Mbështetur nga policia e armatosur, të mëdhenjtë e drogës janë bërë të paprekshëm, transmeton Telegrafi.

Gazetari Benjamin Sand ka vizituar njërin nga narko-dilerët më të mëdhenj Ali Shamasin, nga i cili e kuptoi se si lufta në Sirinë fqinje u ndihmoi në zhvillimin e kësaj lënde narkotike.

“Në Liban të gjithë e tymosin hashashin, në këtë vend është bërë normale në të gjitha shtresat e shoqërisë, fesë… Të gjithë fitojnë shuma të majme të parave nga hashashi. Të vetmit që paguajnë çmimin janë të rinjtë”, ka deklaruar burri që kultivon kanabisin, por që nuk ka dashur ta tregojë fytyrën para kamerës për shkak të ndonjë arrestimi të mundshëm.

Lugina Beqaa gjendet në afërsi të kufirit sirian, ku gjatë luftës në Liban kanabisi kishte lulëzuar. Por, lufta në Siri duket se i ka kontribuar rritjes së kultivimit të kanabisit dhe shtrirjes në zona tjera. Kjo luginë konsiderohet si vendi më i rrezikshëm në Liban, ku nuk zbatohet ligji.

Gjithashtu, në këtë pjesë të vendit më parë ishin infiltruar luftëtarët e ISIS-it, të cilët kryenin rrëmbime dhe bombardime… Por, më së miri është i njohur për fushat e mëdha të hashashit.

Gazetari i BBC-së është futur në shtëpinë dhe fermën e narko-dilerit më të madh, kurse gjithë këtë ngjarje e ka përshkruar si një seri nga “Narcos”. Ali Shamsa posedon një sasi të madhe të armëve, kurse këtë sasi e arsyeton me futjen e  xhihadistëve në vendin e tyre.

“Policia edhe para luftës siriane kurrë nuk ka patrulluar në këtë pjesë të Libanit”, ka shtuar Ali Shamsa.

Depot janë të mbushura me hashash siç edhe mund të shihet në reportazhin e BBC-së. Ndërkaq, i pyetur nga gazetari si është e mundur të ndodhë një gjë e tillë duke marrë parasysh faktin se në Leban hashash është një lëndë ilegale, Ali Shamsa është përgjigjur shkurtimisht.

“Politikanë tanë janë ilegal. E kanë marrë pushtetin me forcë. Ata janë ilegal, ne jemi ilegal”.

Ali Shamsa fiton deri në 1.5 milionë në vit. Përgjatë krizës siriane, ai thotë se të gjithë janë trimëruar që të kultivojnë kanabis.

“Ashtu sikur Evropa dhe SHBA-të po eksportojnë terrorizmin tek ne, edhe ne gjithashtu u shesim drogë”, ka thënë narko-bosi duke shtuar se arrijnë të fusin në mënyrë ilegale drogë nëpër Evropë, pasi që 90 për qind e politikanëve janë të korruptuar.

Por Shaman është dënuar me vdekje për shkak të një konflikti me trupat siriane ku si pasojë vrau gjashtë persona. Pas këtij veprimi, sipas tij, ai kishte shkruar më pas që të argëtohet në një aheng.

 

Be the first to comment

Leave a Reply