Pesë klube në garë për Sanchezin (Foto)

Pesë klube janë në garë për ta transferuar Alexis Sanchezin nga Arsenali

Alexis Sanchez gjatë verës pritet të largohet nga Arsenali. Kiliani dëshiron të transferohet në një klub ku mund të fitojë trofe.

Sipas tabloidit britanik, The Sun, dëshira e Sanchezit për t’u transferuar në një klub tjetër, ka shtyrë disa skuadra që të nisin përpjekjet qysh tash për ta transferuar në fund të sezonit.

Chelsea, Tottenham, Juventus, Inter dhe PSG janë futur në garë për ta blerë ish-anëtarin e Udinese dhe Barcelonës.

Pritet të shihet se cila nga këto skuadra do ta fitojnë garën për reprezentuesin e Kilit.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply