Kondogbia: Champions është i mundur

Geofrey Kondogbia nuk dorëzohet. Mesfushori i skuadrës së  Interit u bëri apel shokëve të tij, që kurrë nuk duhet të tërhiqen  në arritjen e objektivave sezonalw, edhe atëherë kur matematika nuk lë shumë hapsira për të shpresuar, në një mision sic është kualifikimi për në Champions League.
“Asgjë nuk ka përfunduar. Personalisht jam i idesë që nëse kërkon me të vërtetë dicka, atëherë duhet të luftosh deri në fund. Besoj fort te kjo skuadër, sepse i ka të gjitha mundësitë për të arritur kualifikimin për në Champions. Ka ende shumë  ndeshje për tu luajtur. Nuk do të jetë e lehtë, por nëse japin maksimumin asgjë nuk është e pamundur.”

Më tej francezi foli dhe për marrëdhënien e tij me trajnerin Stefano Pioli si dhe iu përgjigj edhe pyetjes nëse duhet të jetë apo jo 51-vjecari në krye të stolit zikaltër sezonin e ardhshëm.

” Trajneri më ka transmetuar besimin e tij dhe unë e falendëroj për këtë gjë. Ai e mori ekipin në një moment të vështirë dhe sot falë tij jemi më të organizuar taktikisht. Përsa i përket të ardhmes së tij, mund të thëm që fokusi ynë kryesor është kampionati.”

Jashtë vëmendjes së Kondogbia nuk mund të qëndronte as derbi i Madoninës, që do të luhet më 15 Prill, Inter-Milan. 24-vjecari deklaroi se ai së bashku me shokët e tij të skuadrës dhe mbështetjen e tifozëve do të japin gjithcka për ta fituar.

Be the first to comment

Leave a Reply