Messi befason të gjithë para derbit të Madridit, u dërgon mesazhe lojtarëve (Foto)

Leo Messi besohet t’u ketë dërguar mesazhe lojtarëve të Atletico Madridit para ndeshjes me Real Madridin.

Ylli i Barcelonës, Leo Messi, ka bërë nervoz kapitenin e Real Madridi, Sergio Ramos, pasi u ka dërguar mesazhe trajnerit, Diego Simeone dhe lojtarëve para derbit të Madridit që zhvillohet të shtunën.

Sipas asaj që raporton “Dario Goal”, Leo ka shfrytëzuar rrjetin social “WhatsApp” për t’i motivuar lojtarët e Atleticos që të nxjerrin rezultat pozitiv ndaj Realit, çka do t’ia mundësonte atyre seriozisht të futën në garën për titull të kampionit.

“Diario Gol” mëson se kapiteni Sergio Ramos ka mësuar për këtë trik të Messit dhe nuk është ndarë aspak i kënaqur.

Reali nuk e ka fituar Ligën që nga vitit 2012, nën menaxhimin e Jose Mourinho. Që nga atëherë, Barça ka triumfuar tre herë dhe Atletico Madridi një herë.

Me nëntë ndeshje të mbetura për sezonin 2016/17, Real Madridi është dy pikë para Barcelonës me një ndeshje më pak të zhvilluar dhe të shtunën kanë një ndër ndeshjet më të vështira të sezonit në rrugën drejt titullit, atë ndaj Atleticos.

Pikërisht për këtë, Messi po shikon t’i bëjë presion rivalëve të përjetshëm, në mënyrë që të rrëshqasin dhe të marrin avantazhin, ku më pas do të vendoste “El Clasico” që zhvillohet këtë muaj, shkruan më tej “Dario Goal”

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply