Zidane: Mund të largohem nga Real Madridi

Zinedine Zidane ka pranuar se mund të largohet nga Real Madrid në fund të sezonit. Ai ka pranuar se nuk është duke e planifikuar sezonin e ardhshëm sepse nuk është i vendosur nëse do të mbetet në Santiago Bernabeu

“Nuk është e sigurt se do të vazhdojë. Për këtë arsye nuk jam duke planifikuar asgjë në lidhje me sezonin e ri”, ka deklaruar Zidane në konferencën për media para ndeshjes me Atleticon.

“E di se çfarë do të thotë të jesh trajner i Realit, për të mirë e për të keq. Nuk brengosem nga ndeshja e ardhshme. Nuk e di se çka do të ndodhë më vonë”, theksoi ai.

Be the first to comment

Leave a Reply