Assad vazhdon bombardimet intensive

Bombardime intensive ajrore po zhvillohen nga regjimi i Assad në zonat që kontrollohen nga rebelët në Siri. Lajmi bëhet i ditur nga mediat ndërkombëtare. Damasku, Daraa, Hama, Idlib dhe Aleppo janë prekur nga fushata e fundit që po zhvillon ushtria e presidentit Bashar al Assad.

Gjatë sulmeve mësohet se janë përdorur bomba që konsiderohen të paligjshme nga e drejta ndërkombëtare. Ndërkohë, nuk bëhet me dije nëse këto bombardime kanë shkaktuar viktima në civilë apo në radhët e forcave opozitare.

Kjo fushatë me sulme ajrore e ushtrisë pro qeveritare, vjen pas akuzave se Assad ka përdorur armë kimike një javë më parë kundër civilëve

Be the first to comment

Leave a Reply