Në Skenderaj dyshohet për varrezë masive, nisin gërmimet

Në Polac të Skenderajt sot gjatë ditës janë bërë gërmime në një vend të dyshuar për varrezë me trupa të shqiptarëve.

Prek Gjetaj nga Komisioni qeveritar për të pagjeturit ka thënë për “Zërin” se rezultatet e analizave do të tregojnë për çfarë bëhet fjalë.

Gërmimet që janë kryer në këtë pikë, sipas tij kanë qenë në agjendë për t’u hulumtuar dhe verifikuar nëse aty ndodhet varrezë me trupa të shqiptarëve të zhdukur gjatë luftës 1998-99 në Kosovë.

Be the first to comment

Leave a Reply