Arsenal shpenzon 235 milionë euro për përforcime (Foto)

Drejtuesit e Arsenalit pritet të investojnë shumë në skuadër gjatë verës

Sipas tabloidit britanik, Daily Mirror, drejtuesit e Arsenalit pritet ta hapin kuletën gjatë afatit kalimtar të verës.

Thuhet se Gunners do të bëjnë gati 200 milionë funte (235 milionë euro) për të realizuar disa përforcime të mëdha gjatë verës.

Daily Mirror shkruan se këto para (230 milionë) mund të arkëtohen edhe nga shitja e Mesut Ozilit dhe Alexis Sanchezit.

Këta të fundit, deri më tani, nuk kanë pranuar t’i zgjasin kontratat, derisa kanë zgjuar interesimin e disa skuadrave të mëdha.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply