Haradinaj: Ka deputetë të Listës Serbe që përkrahin Ushtrinë e Kosovës

Kryetari i Komisionit për Punë të Brendshme, Daut Haradinaj, i cilëson si tejet të rëndësishme deklaratat e ambasadorit amerikan në Kosovë, Greg Delawie i cili dje tha se Ushtria e Kosovës do të bëhet brenda këtij viti.

Haradinaj tha se ka deputetë të Listës serbe që nuk janë kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës, pasi është edhe në të mirën e tyre.

Kryetari i Komisionit tha se janë 72 pjesëtarë serbë (oficer, nënoficer) që janë pjesë e FSK-së.

Kjo sipas tij, nënkupton që ushtria do të jetë edhe për mbrojtjen dhe sigurinë e tyre.

Be the first to comment

Leave a Reply