LAJMI I FUNDIT: Arrestohet njëri nga sulmuesit e autobusit të Dortmundit

Autoritet gjermane dyshojnë se ka përfshirje të terroristëve në sulmin me bombë ndaj autobusit të Borussia Dormtund, që ishin të montuara me detonator, tha zëdhënësi i prokorurisë federale, transmeton Periskopi.

Prokoruria gjermane thotë se përgjegjës për sulmin ndaj Dortmundit janë 2 ekstremist islamik, njëri është arrestuar, sipas AP.

Një person është ndaluar në lidhje me rastin, tha zëdhënësja Frauke Koehler. Ky është njëri nga dy të ndjekurit nga hetuesit tha ajo.

Ata janë të besimit Islam dhe ishin në hetime, pasi u kërkuan në banesën e tyre, është arrestuar njëri nga ata.

Besohet se njëra nga arsyet e këtij sulmi është që Gjermania  të largojë aeroplanët luftarak të saj nga  Siria dhe ndaj bazës ajrore të Amerikës në bazën Force Rmastein në Gjermani. /Periskopi/

Be the first to comment

Leave a Reply