7 gabimet rreth bukurisë që femrat franceze nuk i bëjnë kurrë!

Sa i përket femrave franceze, ne nuk jemi të vetmit që pyesim se si ka mundësi të duken aq të përsosura gjatë gjithë kohës. Ajo që kemi mësuar është më shumë rreth gjërave që nuk bëjnë se sa gjërat që i bëjnë. Në vazhdim po ju paraqesim 7 gjërat që Parisienet nuk i bëjnë kurrë dhe gjithnjë duken të mrekullueshme!

Mos i njollosni dhëmbët me buzëkuq

Femrat franceze jetojnë me buzëkuq me nuancë të kuqe, por asnjëherë nuk iu ngelet nëpër dhëmbë. Sekreti i gjithë kësaj? Pasi ta aplikoni atë, vendosni gishtin tregues në mes të buzëve tuaja dhe pastroni pjesën e mbetur.

Mos aplikoni themelin (fondacionin) me nuancë të gabuar

Femrat franceze ansjëherë nuk i shohim duke iu dalluar themeli me ngjyrën e lëkurës, apo linja të mbetura rreth qafës. Këto, në vend që të grumbullojnë një shtresë të trashë të bazës, preferojnë më shumë një pamje sa më natyrale duke aplikuar shtresë të hollë pa u vërejtur fare mbulimi.

Mos e teproni me heqjen e vetullave

Mënyra më e lehtë për t’u dukur franceze është ta leni piskatoren anësh për një kohë. Mund ti krehni e t’i mirëmbani por asesi mos e teproni me heqjen e tyre.

E teproni me konturimin

Asnjëherë nuk mund të shihni një femër franceze me hundë të konturuar deri në përsosmëri dhe mollëzat që të shkëlqejnë sikur dielli. Ato dinë si të veprojnë me pamjen e tyre duke nxjerrur në pah të mirat e tyre në mënyrë sa më natyrale. Në vend që të aplikoni jijëzues të shumtë për të marrë pamje të tepruar me shkëlqim, përdorni vaj për fytyrë në pikat më të ngritura apo të larta të fytyrës dhe do të dukeni se keni lindur me karakteristika të përsosura.

Mos flini me grim në fytyrë

Parisienet kujdesen shumë për shëndetin e lëkurës së tyre, andaj mendoni mirë nëse dëshironi të flini me grim. Mbroni lëkurën dhe pastroni fytyrën para gjumit.

Mos përdorni shumë nxehtësi në flokë

Në vend që ta teproni me ngrohjne e flokëve duke përdorur preparate si hekur për flokë apo figaro, përballuni me cilësinë e flokëve natyrale. Nxehtësia e tepërt mund të dëmtojë flokët tuaja madje edhe t’i djegë ato. Aplikoni vaj flokësh për të kuruar dredhat natyrale dhe do të dukeni më elegante se kurrë.

Mos e teproni me maninë e manikyrit

A keni parë ndonjëherë një femër franceze me thonjë tronditës apo të tepruar? Jo asesi. Mos e teproni me dizajne dhe formë ekzagjeruese, përkundrazi, aplikoni një shtresë bazë para ngjyrës dhe një shtresë mbuluese që qëndron më gjatë dhe ju jep shkëlqim thonjve tuaj. Modestia është mbi të gjitha!
Bota Sot

Be the first to comment

Leave a Reply