Enrique paralajmëron Juventusin

Luis Enrique pret një Barcelonë me një fytyrë krejtësisht tjetër në “Camp Nou” ndaj Juventusit

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, pas fitores së vështirë prej 3:2 ndaj Real Sociedadit, ka folur për ndeshjen kthyese në çerekfinale të Ligës së Kampionëve me Juventusin.

Trajneri spanjoll beson se Barcelona do të tregojë versionin më të mirë të mërkurën mbrëma ndaj Juves.

“Duhet të tentojmë të japim versionin më të mirë. Lojtarët kishin nevojë për besim dhe tani është koha të pushojmë dhe të mendojmë për të mërkurën”, ka thënë Enrique.

Be the first to comment

Leave a Reply