Serbët janë më të sigurt në Kosovë se në Serbi”

Deklarata e drejtorit të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq, se serbët në Kosovë po jetojnë në presion prej 17 vitesh pas gjendja e sigurisë në Kosovë nuk është aspak e mirë për ta, i ka kundërshtuar njohësi i çështjeve të sigurisë për Kosovën, Burim Ramadani.

Në një prononcim për Indeksonline Ramadani thotë se një gjë e tillë nuk është aspak e vërtet, pasi që serbët e Kosovës trajtohen ma mirë se vet serbët në Serbi.

Sipas tij, kjo është vetëm një luftë speciale hipokrite që po e bën Serbia.

“Lufta speciale që po bën Serbia për trajtimin e serbëve në Kosovë është hipokrite. Serbët janë më të sigurt në Kosovë sesa në Serbi. Serbët e Kosovës në Serbi trajtohen si mos më keq, ndërsa në Kosovë i kanë të gjitha mekanizmat në mbrojtje dhe promovim të interesave të tyre”, ka thënë Ramadani.

Ramadani thotë se kjo gjë nuk duhet të ndikojë që qytetarët e Kosovës të provokohen.

“Kjo luftë speciale e Serbisë nuk duhet të ndikojë që qytetarët e Kosovës të provokohen. Duhet të vazhdojnë angazhimin e të gjithëve për stabilitet dhe siguri të përbashkët.

Be the first to comment

Leave a Reply