Albëria si kurrë më parë, e drejtpërdrejtë ndaj Flakës (Foto)

Njihet si anëtarja e jurisë me komentet e ‘sheqerosura’ por duket se këngëtarja Albërie Hadërgjonaj ka shënuar një kthesë të fortë në mbrëmjen e sotme të spektaklit ‘Your Face Sounds Familiar’.

Duke zëvëndësuar në rol Oltën dhe Çanin si më thumbues, ajo ka qenë e drejtpërdrejtë për Flaka Krelanin dhe interpretimin e saj të ‘Run the World (Girls)’ të Beyonce.

Albëria, me gjithë respektin ka deklaruar që nuk i ka pëlqyer interpretimi i Flakës i cili në aspektin e tonalitetit ishte larg nga Beyonce.

Për të zbutur komentin, Hadërgjonaj tha që nuk konteston vlerat dhe kapacitetet vokale të gjakovares mirëpo performanca nuk ka qenë në nivel. /Prive.al/

Be the first to comment

Leave a Reply