Fabregas në Milan? (Foto)

Milan ka arritur marrëveshje verbale me mesfushorin e Chelseat, Cesc Fabregas.

Sipas “Daily Star” dhe “CalcioMercato.com”, pronarët e rinj të Milanit e kanë identifikuar ish mesfushorin e Barcelonës, Cesc Fabregas, si lojtarin e parë që do të fillojë revolucionin në “San Siro”,.

“Blutë e Londrës” pritet të pranojnë një ofertë prej 25 milionë eurove për spanjollin, i cili do të fitojë në Itali 4.5 milionë euro në sezon plus bonuse.

Fabregas ka qenë titullarë vetëm në nëntë ndeshje këtë edicion për Chelsean, i cili lidhej me një kalim në “San Siro” edhe verën e kaluar.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply