Lily Allen në këngën e re flet për ndarjen e saj

Këngëtarja britanike Lily Allen, ka publikuar këngën e saj më të re, e cila si duket është dedikim për ish bashkëshortin e saj.

Ajo ka qenë e martuar me Sam Cooper për një kohë, deri  sa martesa e tyre filloi të trazohej dhe pastaj edhe u ndanë.

Këngëtarja britanike këtë gjendje të saj emocionale ka vendosur ta ndajë edhe me të tjerët në këngën e saj më të re e cila tashmë është përfunduar dhe është hedhur në treg.

“Jam më shumë se egoiste, jam e lodhur, jam pa shpresë. Do t’i jepja të gjitha ditët  e mija vetëm ty”, janë këto disa nga fjalët e këngës “Family Man”, me të cilën Lily Allen  është rikthyer.

31 vjeçarja i  ka munguar shumë skenës muzikore për shkak të origjinalitetit dhe stilit të veçantë që e ka./Bota Sot

Image

Be the first to comment

Leave a Reply