Rrëfen zëvendësministri kosovar që ishte vetëm 100 metra larg nga ku ndodhi sulmi në Paris

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Valon Murtezaj ka qenë shumë afër vendit ku ndodhi sulmi i sotëm në zonën më të madhe tregtare në “Champs Elysees” të Parisit.

Murtezaj ka thënë për klankosova.tv se ka qenë vetëm 100 metra, nga vendi ku mbetën të vrarë dy policë.

“Kemi qenë afër 100 metra, por ne nuk kemi dëgjuar të shtënat e armëve”, ka thënë Murtezaj.

“Më pas kemi parë forca të mëdha të sigurisë në vendin e ngjarjes”, ka shtuar ai.

Murtezaj ka treguar se ka pasur vetëm dhjetë minuta kohë para sulmit që kishte kaluar nga ajo pikë.

“Për fat të keq terrorizmi është bërë një fenomen dhe askund njeriu nuk po ndjehet i sigurt”, ka theksuar ai.

“Po cenohet siguria e të gjithëve pa dallim, nga këto sulme nuk po kursehet askush”, ka thënë Murtezaj.

 

Be the first to comment

Leave a Reply