Bllokohet Qeveria e Kosovës, nuk flasin kur dërgohet demarkacioni në Kuvend

Kreu i Kuvendit Kadri Veseli thotë se pas një bisede me telefon që kishte me zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të shtetit të SHBA-ve, Hoyt Yee, u pajtuan që demarkacioni të dërgohet në Kuvend javën e ardhshme.

Për këtë të fundit vendos Qeveria. Zyrtarët e Qeverisë ka disa orë që nuk lajmërohen, e në një komunikatë të dërguar thuhet se edhe Mustafa bisedoi përmes telefonit me Yee, por nuk tregohet kur do e dërgojnë në Kuvend, raporton Periskopi

Të kontaktuar nga Periskopi, këshilltarët e Isa Nustafës nuk kanë qenë të qasshëm, por sapo është dërguar një njoftim për media.

Aty thuhet se kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka zhvilluar një bisedë telefonike me zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të shtetit të SHBA-ve, Hoyt Yee.

Kryeministri Mustafa dhe z.Yee kanë biseduar për zhvillimet në Kosovë.

Kryeministri Mustafa e falënderoi për përkrahjen e pazëvendësueshme të SHBA-ve për Kosovën, duke theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për zgjerimin e bashkëpunimit dhe partneritetit strategjik me SHBA-të, në të gjitha fushat.

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan, Hoyt Yee, vlerësoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për avancimin e proceseve në vend, duke përfshirë gatishmërinë për partneritet të plotë me SHBA-të dhe NATO-n në procesin e transformimit të FSK-së.

“Z. Yee, po ashtu, vlerësoi lidershipin e qartë të kryeministrit Mustafa për rrugën evropiane dhe euroatlantike të Kosovës. Kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendës ndihmës sekretari amerikan, Hoyt Yee, kanë biseduar edhe për procesin e ratifikimit nga Kuvendi i Kosovës të Marrëveshjes për shënjimin e kufirit me Malin e Zi dhe nevojën që kjo marrëveshje të ratifikohet sa më shpejtë, si konfirmim i rrugës evropiane të Kosovës”, thuhet në njoftim, ndryshe që Veseli ishte më i drejtpërdrejt, tha se me Yee o morën vesh që Demarkacioni të dërgohet javën e ardhshme. / Periskopi

Be the first to comment

Leave a Reply