Kur Paul Walker ishte gjallë, ai shpenzoi $9,000 në unazën e një çifti të panjohur

Në vitin 2004, Kyle Upham dhe e fejuara e tij – tani gruaja – Kristen, ishin duke shikuar të blinin një unazë diamanti në një bizhuteri. Në dyqan ishte edhe një tjetër klient, që gjatë kërkimit të tyre, nuk i kushtuan vëmendje atij njëherë.

Burri i këshilloi ata që të shikonin tek unazat më të shtrenjta, por çifti tha se nuk mund ta përballojnë një unazë të shtrenjtë.

Kur filluan të flisnin, çifti i ri e kuptuan më në fund se klienti ishte vetë Paul Walker, transmeton Gazeta Express.

Kyle i tha aktorit se ishte në ushtri dhe se së shpejti do të shkonte në Irak për herë të dytë. Por para kësaj, ai dëshironte që t’ia dhuronte të fejuarës së tij një unazë.

Kristen kujton se fytyra e Paul ndryshoi kur ai dëgjoi se Kyle ishte ushtar. Por atë ditë çifti nuk i kushtuan vëmendje dhe dolën nga dyqani pa blerë asgjë, pasi që diamantet ishin shumë të shtrenjtë për ta.

Megjithatë, një befasi së shpejti po i priste ata: ata morën një telefonatë nga dyqani që iu tha se duhet të shkojnë ta marrin një unazë të paguar 9,000 dollarë nga një person i cili dëshiron të mbetet anonim.

Çifti i ri tentuan ta gjenin se kush ishte personi që ua dha një dhuratë të tillë, por stafi i dyqanit vetëm buzëqeshën, duke refuzuar ta tregojnë emrin.

E vërteta doli vetëm në vitin 2013 kur vdiq aktori. Irene King, një ish punëtore në dyqanin e bizhuterisë, vendosi se nuk ka kuptim që kjo histori të mbetet sekret, transmeton Gazeta Express.

Sipas Irene, aktori pa se Kristen pëlqeu shumë njërën nga unazat, por që i fejuari i saj tha se nuk mund ta përballojnë. Më pas Paul i kërkoi menaxherit që ta vendoste unazën në një kuti dhe insistoi që të mbetej anonim.

Ai ishte shumë i zhgënjyer që një ushtar që rrezikon jetën e tij nuk mund t’ia blejë të fejuarës së tij unazën që ajo dëshiron.

Kështu Kyle dhe Kristen më në fund e morën vesh se kush ua dërgoi unazën. “Edhe sot e kësaj dite kjo është gjëja më bujare që dikush ka bërë për mua”, tha Kristen.

“Kur t’ua lëmë këtë unazë gjeneratave të tjera, gjithmonë do të ketë një histori për të treguar”, tha ajo.

Be the first to comment

Leave a Reply