Chelsea ka gati 65 milionë euro për Perisicin

Chelsea thuhet se është gati të bëjë një ofertë prej 65 milionë euro për lojtarin shumë të kërkuar të Interit, Ivan Perisic.

Pas raportimeve se Manchester United e sheh mesfushorin kroat si prioritet këtë verë dhe po rreshtohet pas një oferte prej 60 milionë eurove, tani mediat italiane raportojnë se “Djajtë e Kuq” do ta kenë një rival të fortë për shërbimet e tij.

Sipas mediumit italian Corriere della Sera, homologët e tyre nga Londra, Chelsea janë gati të shkojnë me ofertë më të mirë, me 65 milionë euro që thuhet se janë në tavolinë.

Nerazzurrët thuhet se janë të gatshëm të bëjnë një shitje të madhe këtë verë, duke e liruar klubin nga rregullat financiare të Fair Play përpara një investimi të madh në skuadër të planifikuar për këtë verë.

Pavarësisht formës së mirë të 28-vjeçarit këtë sezon, gjigantët e San Siro pothuajse do të linin lojtarin nëse do të merrnin oferta të tilla të larta nga Liga Premier në fund të sezonit.

Ndryshe, Perisic erdhi tek Nerazzurrët nga Wolsburgu për një shifër prej rreth 20 milionësh dhe ky do të ishte një biznes shumë i mirë në rast shitje.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply