Ja çka thonë në LDK për dështimin e propozimit të Isa Mustafës!

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në një prononcim për Gazetën Blic ka thënë se vizita e kryeministrit Mustafa, ka qenë thjeshtë një vizitë e rregullt, me kërkesën për liberalizmin e vizave dhe shtyrjen e ratifikimit me Malin e Zi.

“Isa Mustafa ka shkuar në Bruksel në kuadër të vizitave të rregullta që i ka, nuk ka pasur vizita të jashtëzakonshme të Brukselit asgjë. Kërkesa e kryeministrit ka qenë që Kosovës t’i ipet liberalizimin i vizave dhe një afat kohorë për ratifikimin.” tha ai.

Sipas Hazirit, Mustafa ka shkuar në Bruksel për të gjetur një zgjedhje për kauzën e shkaktuar në vend.

“Takimet janë duke vazhduar deri të enjten ka takim, në nivele vendimmarrëse për çështjen e kërkesës së tij është duke u mundu me zhbllokuar këtë çështje, sidoqoftë procesi i ratifikimit në Kuvend shkon kohën kur është para pa.”

Ndërsa, për çështjen se a do të shkohet në zgjedhje Haziri ka thënë:

“Marrëveshje për zgjedhje duhet me u bo me LDK-në, LDK-ja është e gatshme me shku në zgjedhje, tjetër punë nuk kemi.” ka pohuar Haziri.

Ndërsa, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë që nuk është fare i informuar në lidhje me atë se çfarë ka ndodhur në Bruksel, por për zgjedhjet shprehet i gatshëm, përcjell Gazeta Blic.

“Nuk e di nuk kam informacioni se çfarë ka ndodhur. Që dojnë zgjedhje të mirëseardhurë janë”.

Në anën tjetër, kryeministri Mustafa nuk ka arritur ta bind Komisionarin për Punë të Brendshme të BE-së Dimitris Avramopulos, që të suspendohet kriteri i demarkacionit për vizat. E në vend të kësaj, Avramopoulos i ka kërkuar Mustafës që demarkacioni të nxirret në Kuvend për t’u votuar.

Be the first to comment

Leave a Reply