Vritet aksidentalisht një person në Drenas

Police line do not cross belt. Taken on Uber'lpse Berlin 2009.

Një person me inicialet A.Rr., aksidentalisht ka vrarë veten në fshatin Fushticë e Ulët e Drenasit.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë rajonale për Prishtinë, ka konfirmuar rastin për KosovaPress, duke thënë se për momentin kemi të bëjmë me një vdekje të dyshimtë.

“Është vdekje e dyshimtë. Rreth orës 13.00 në stacionin policor të Drenasit është hapur një rast për një vdekje të dyshimtë. Personi është mashkull, i lindur në vitin 1974. Jemi duke punuar për të zbardhur rastin se si ka ardhur deri te kjo vdekje e dyshimtë”, ka thënë Ahmeti përmes telefonit.

Be the first to comment

Leave a Reply