Zidane: Jemi të fokusuar, El Clascio kapitull i mbyllur

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka folur para ndeshjes ndaj Deportivos.

Tekniku francez ka thënë se Los Blancos do të japin maksimumin deri në fund dhe se nuk janë nën presion.

“Varane do jetë me ne, ai është mirë, fizikisht shumë mirë dhe është stërvitur normalisht. Por, do e shikoni formacionin bazë nesër”.

“Bale? Para El Clasicos ai ishte 100 për qind gati, kishte bërë edhe dy stërvitje para lojës. Lëndimet nuk mund shmangen. Gjëja më e rëndësishme është se unë i besoj atij”.

“El Clasico? Në futboll mund të humbasësh një ndeshje. Ishte një ndeshje e mirë futbolli mes dy skuadrave, ata fituan dhe kapitulli është mbyllur”.

“Skuadra duket mirë fizikisht dhe e fokusuar. E vetmja gjë që mund të bëjë të luftojmë. Kanë mbetur vetëm gjashtë ndeshje në La Liga dhe tre në Ligën e Kampionëve. Ne do të japim maksimumin”.

“Lëndimet janë pjesë e jetës së lojtarit. Është diçka që askush nuk mund t’i shmanget”, ka thënë Zidane.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply