Thaçi sërish godet BE’në: Përkëdhelja ndaj Serbisë – e gërditshme dhe bajate

epa04563301 Kosovo's Foreign Minister Hashim Thaci speaks to members of the media on the occasion of his meeting with Prime Minister of Montenegro Milo Djukanovic(not seen), in Podgorica, Montenegro, 16 Januar 2015. Thaci, a wartime political leader of the Kosovo Liberation Army UCK, arrived for a two-day visit in Podgorica where he is scheduled to hold talks with several Montenegrin top officials. EPA/BORIS PEJOVIC

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një konferencë të shkurtër për media, ka folur rreth kritikave që zyrtarë të BE’së kanë dhënë në drejtim të tij, dhe kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, për deklarimin se nëse BE i mbyll dyert Ballkanit Perëndimor, atëherë Kosova dhe Shqipëria do të bëhen bashkë.

Presidenti Thaçi, ka thënë kërcënim për Bashkimin Evropian është nacionalizmi serb, është Beogradi që sipas tij, është duke punuar në destabilizimin e rajonit dhe instalimin e ndikimit të Rusisë në rajon, duke filluar nga bazat ushtarake, shkruan gazetametro.net.

Thaçi ka thënë se kjo ëshët përkëdhelje e zyrtarëve të BE’së për Beogradin dhe këto deklarime, sipas tij, janë shumë bajate, shumë të gërditshme, neveritëse dhe të papranueshme për Kosovën.

BE’në Thaçi e ka kritikuar, siç ka thënë ai, në veçanti për vonesën e pajustifikueshme për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Be the first to comment

Leave a Reply