Koreja e Veriut lëshon një raketë balistike

Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike nga një zonë në veri të kryeqytetit të vendit, Pyongyang, njoftoi agjencia e lajmeve “Yonhap” e Koresë së Jugut, duke cituar Shefat e Përbashkët të Shtabit të Koresë së Jugut.

“Koreja e Veriut lëshoi një raketë të paidentifikuar nga një vend në afërsi të Bukchang në Pyeongannam (Provinca Jugore e Pyeongan) herët këtë mëngjes,” tha shefi i Shtabit të Përgjithshëm (JCS) në një deklaratë, sipas Yonhap.

Ushtria e Koresë së Jugut tani po analizon llojin e raketave të hedhura dhe distancën e fluturimit të predhës.

Lajmi vjen mes tensioneve në rritje në rajon dhe ndaj Koresë së Veriut e SHBA-ve. Po ashtu vjen vetëm pak orë pasi sekretari i shtetit i SHBA-ve, Rex Tillerson i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së se opsioni ushtarak mbetet në tryezën e SHBA-ve për të frenuar programin bërthamor të Phenianit.

“Të gjitha opsionet për t’iu përgjigjur provokimeve të ardhshme duhet të mbeten në tavolinë,” tha Tillerson për trupin ndërkombëtar prej 15 anëtarësh.

Be the first to comment

Leave a Reply