Skandal në Rahovec: Tifozët sulmojnë me ‘elektroshok’ lojtarin e Ballkanit (Video)

Dhuna vazhdon të jetë prezente në futbollin kosovar.
Nën hijen e dhunës ka kaluar edhe ndeshja e Ligës së Parë, mes Rahovecit si vendas dhe Ballkanit të Suharekës.

Sipas një video të postuar në faqen e Facebook ‘Fansat e Futbollit Kosovar’, dhe sipas përshkrimit të bërë nga kjo faqe, thuhet se tifozët vendas kanë sulmuar me ‘elektro shok’ njërin nga lojtarët e Ballkanit, dhe tjetrin e kanë goditur me gurë në kokë.

Në videon e mëposhtme, mund ta shiheni këtë situatë të rëndë, ku dy lojtarët e Ballkanit gjenden të shtrirë në tokë, duke marrë ndihmë nga bashkëlojtarët./Lajmi.net/

 

 

Be the first to comment

Leave a Reply