Vriten dy myslimanë në Indi, arsyeja do t’ju shokojë

Policia në Indi njofton se dy burra myslimanë janë vrarë nga një grup, i cili i kishte akuzuar ata për tentim vjedhje të lopëve për t’i prerë.

Vrasja e tyre në shtetin verilindor të Assam është më e fundit në një seri sulmesh të ngjashme për të cilat fajësohet feja për shkak të trajtimit të lopëve.

Besimtarët e fesë hindu në Indi i konsiderojnë lopët të shenjat dhe në disa shtete është e ndaluar vrasja e lopëve.

Në një raport, Human Rights Watch ka thënë se që prej majit 2015, të paktën 10 myslimanë janë vrarë për këtë çështje,

“Ata u ndoqën dhe u rrahën me shkopinj nga fshatarët, të cilët kanë pohuar se dy burrat myslimanë po tentonin t’i vidhnin lopët e tyre,” ka thënë zyrtari policor Debarja Upadhyay.

Ata kanë vdekur nga plagët në spital.

Dy persona janë ndaluar nga policia për këtë rast

Be the first to comment

Leave a Reply