Mustafa: Kosova sot nuk ka barrikada, nuk ka mure, nuk ka trena provokues

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se “ndërprerja e të gjitha shërbimeve të operatorëve të telefonisë mobile që kanë vepruar në mënyrë të pa autorizuar nga paslufta në territorin e Republikës së Kosovës është lajm i mirë për Kosovën”.

“Ndër të arriturat historike gjatë këtij mandati është edhe bërja e Kosovës me Kod Shtetëror Ndërkombëtar Telefonik (+383), kompletimi i shumë elementeve të shtetësisë si dhe shtrirja e sovranitetit në tërë territorin e vendit”, ka thënë Mustafa në llogarinë e tij në Facebook, njofton Klan Kosova.

Ai ka thënë poashtu se “Kosova sot nuk ka barrikada, nuk ka mure, nuk ka trena provokues, unë promovova urën që lidh dy komunat më veriore të shtetit tonë, shuajtëm shumë struktura paralele”.

“Kauzat fiktive, që na mbajtën peng 15 vjet, po bien një nga një, gjatë këtij mandati të punës me vendosmëri dhe përkushtimit të plotë për të ardhmen e vendit”, ka përfunduar ai.

Be the first to comment

Leave a Reply