Nazmi Mulaku, kauboji i penduar (Video)

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Nazmi Mulaku, ka kërkuar falje për gjestet e tij që i kishte bërë në ditën kur kishte dalur ta festojë lirimin e ish-komandatit të UÇK-së, Ramush Haradinajt, njofton Klan Kosova.

Mulaku e kishte shfaqur gëzimin duke kaluar midis shesheve, teksa dëgjonte muzikë me zë të lartë.

Njeriu që punon si mjek popullor, pranon se ishte marrë në pyetje nga policia, ani pse në një xhirim tjetër të asaj dite,  Mulaku krenohej se ka miq brenda forcave të rendit.

Ai thotë se nga paratë që i merr si mjek popullor dhe nga kompanitë e tij në Zvicër u ndihmon ish luftëtarëve të tij.

Për këtë bamirësi, Mulaku është falënderuar shumë herë nga institucionet vendase e familjet e ndihmuara nga ai.

Kronikë nga Arbëresha Fazliu

Be the first to comment

Leave a Reply