Deklaratat kundërthënëse të Thaçit për bashkim me Shqipërinë

epa04563301 Kosovo's Foreign Minister Hashim Thaci speaks to members of the media on the occasion of his meeting with Prime Minister of Montenegro Milo Djukanovic(not seen), in Podgorica, Montenegro, 16 Januar 2015. Thaci, a wartime political leader of the Kosovo Liberation Army UCK, arrived for a two-day visit in Podgorica where he is scheduled to hold talks with several Montenegrin top officials. EPA/BORIS PEJOVIC

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se në asnjë deklaratë nuk e ka përmendur një ” Shqipëri të Madhe”.

Sipas Thaçit,  mungesa e lidershipit dhe vizionit të Bashkimit Evropian hapi rrugën për ideologjitë e tjera dhe ndikimet në rajon, të tilla si nacionalizmi, ekstremizmi dhe radikalizmi politik.

“Kjo frymë është e përbërë nga Serbia dhe fryma e keqe që mban Serbinë për të shërbyer interesat e saj për të legjitimuar një Serbi të Madhe e cila tani vepron nën hundët e BE-së dhe bashkësisë ndërkombëtare”, ka thënë Thaçi në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve “Beta”.

Por që javë më parë, Presidenti Thaçi  kishte thënë se “nëse Bashkimi Evropian e mbyll derën për Kosovën, të gjithë shqiptarët në rajon do të jetojnë në një hapësirë të vetme për t’u integruar pastaj tutje në familjen evropiane”.

Që në nenin e parë të saj Kushtetuta precizon se “Republika e Kosovës nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti ose pjese të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkojë të bashkohet me asnjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti”./Periskopi/

Be the first to comment

Leave a Reply