Ja nga “lindi” syri që ju mbron nga mësyshi

Çdo komb ka paragjykime, prej të cilave disa prej tyre filluan mijëra vjet më parë. Një besim popullor që ekziston në shumë kultura është edhe ‘syri i keq’.

Thuhet se mund të shkaktojë dhimbje, lëndime dhe fat të keq. Prandaj fillimisht turqit janë ata të cilët e kanë përdorë simolin e syrit të kaltër ose siç quhet “Nazari”.

Por, a keni menduar cila është historia e tij? Një sy i kaltër është regjistruar fillimisht në Mesopotami rreth 5 mijë vjet më parë në material prej argjile. Thuhet se ky sy mund të ketë origjinën që nga fillimi i epokës së Paleolitit.

Ky simbol gjendet në kulturat hebraike, si dhe shoqëritë budiste dhe hinduse. Përmes këtij simboli besonin se do të mbroheshin nga fati i keq që mund të vinte si reflektim i ziliqarëve.

huhet se syri i keq është një mallkim që besohet të jetë hedhur nga një shkëlqim verbues, i cili zakonisht drejtohet ndaj një personi që nuk është i vetëdijshëm. Shumë kultura besojnë se marrja e syrit të keq do të shkaktojë një fatkeqësi.

Megjithatë, ky simbol është thjesht një traditë turke. Është gjithashtu suveniri më i shitur. Nga unaza të vogla, aksesorë çelësash deri te qeramikat për t’u varur në shtëpi. Kështu ato shiten gjithandej kudo që ekziston turizmi. Mirëpo, religjioni islam e ndalon një besim të tillë duke e futur në radhët e besëtytnive të tjera.

Turqit mbajë me vete ose e shfaqin në shtëpinë e tyre këtë simbol. Mirëpo, shpesh kur pyeten nëse ata besojnë se do të shmangin fatin e keq përmes këtij guri, ata thjesht mbledhin shpatullat e tyre. Këto simbole që kanë arritur të jenë më të shiturat në tregjet botërore, prodhohen edhe në Kinë. Kështu disa mund të thonë nëse dua të shmang fatin e keq e dua një gur origjinal e jo kopje të bëra në Kinë./Arbresh/

Be the first to comment

Leave a Reply