KB Prishtina shkel KB Trepçën

KB Prishtina ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e dytë ndaj KB Trepçës me rezultat të thellë 77:119

Skuadra e KB Prishtinës ka bërë një hap të madh drejt finales së madhe, pas fitores së thellë në ndeshjen e dytë ndaj KB Trepçës me rezultat 77:119.

Mysafirët ishin më të mirë nga çereku i parë deri në të fundit, duke treguar forcën e vërtetë ndaj mitrovicaseve.

Prishtina kështu ka shënuar fitoren e dytë ndaj KB Trepçës dhe i duhet edhe një për të arritur në finale

Be the first to comment

Leave a Reply