Bilall Sherifi i kundërpërgjigjet Armend Zemajt, ia kujton akuzat e dikurshme ndaj PDK-së

Sekretari i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi ka reaguar pas deklaratave të deputetit të LDK-së, Armend Zemaj, i cili ka thënë se AAK dhe Nisma janë duke negociuar për një koalicion të mundshëm.

Sherifi i pyetur nga Gazeta Blic, ka thënë se zyrtarët e LDK-së po bëjnë lojëra të ulëta.

Sipas tij, LDK të njëjtën gjë e thoshte edhe më 2014, mirëpo në fund, siç tha ai, ishte pikërisht vetë kjo parti që përfundoi me PDK-në.

“Nuk është hera e parë që zyrtarët e LDK-së bëjnë lojra të tilla të ulta. Atë që e kanë në mendje ta bëjnë vet ua mveshin të tjerëve. Edhe gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të vitit 2014 zyrtarët e LDK-së thonin se NISMA gjithsesi por edhe AAK-ja do të përfundojnë në koalicion me PDK-në. Por të gjithë e dimë që kjo nuk ndodhi. Përkundrazi ndodhi e kundërta, në fund ata vet përfunduan në koalicion me PDK-në”, tha ai.

Prandaj, ka shtuar ai, bazuar në këto fakte të cilat janë publike dhe si të tilla të njohura nga të gjithë qytetarët e vendit, besueshmëria e deklaratave të tyre është e barabartë me zero!

Be the first to comment

Leave a Reply