Ed Sheeran i këndon serenatë fanses së tij që vuan nga një sindromë e rrallë

Këngëtari i njohur i hitit “Shape of you”, Ed Sheeran ka dëshmuar edhe një herë që përpos talentit që ka është edhe një njeri shumë i mirë. Këngëtari ka bërë realitet ëndrrën e një tjetër fanseje të tij e cila ka vetëm 10 vjet dhe vuan nga sindroma Retts, e cila ndikon në zhvillimin e trurit dhe të trupit.

Nëna e vajzës me emrin, Melody ka thënë se vajza e saj ishte në një nga momentet më të bukura të jetës së saj.

“U ulën bashkë dhe luajtën bashkë muzikë, ndërkohë që ajo e shikonte me dashuri gjithë kohën. Ata kanë një dashuri të ndërsjellë me njëri-tjetrin”,- ka treguar ajo.

Ajo ka thënë se vajza e saj nuk mund të flasë, por ata i dinë këngët e saj të preferuara./BS

Be the first to comment

Leave a Reply