KB Bashkimi arrin finalen, eliminon Pejën

Bashkimi me lehtësi është kualifikuar në finalen e madhe, pasi e mposhti edhe në ndeshjen e tretë Pejën.

Në “Karagaçi” pejanët sot humbën me rezultat të thellë 96-117, raporton Koha.net. Bashkimi kishte fituar edhe dy ndeshjet e para me rezultat bindës, pasi dihet që Peja është duke kaluar në një krizë financiare.

Edhe në këtë ndeshje për Bashkimin shkëlqeu Kayel Locke, i cili shënoi 33 pikë, pati 13 kërcime dhe bëri 5 asistime. Kurse ‘triple double’ në këtë përballje shënoi Justin Black, i cili shënoi 20 pikë, pati 11 kërcime dhe 14 asistime.

Kurse në radhët e Pejës më efikasi ishte Arian Qallakaj që shënoi 31 pikë, pati 5 kërcime dhe 1 asist.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply