Le Pen e kthen në ndeshje boksi debatin presidencial në Francë

Kandidatët për president të Francës u përplasën në debat tradicional televiziv për zgjedhjet presidenciale të mërkurën në mbrëmje, duke fyer dhe kritikuar njëri-tjetrin për çështje si: anëtarësia në Bashkimin Evropian, lufta kundër terrorizmit dhe marrëdhëniet me Rusinë.

Debati u zhvillua derisa sondazhet e opinionit nxirrnin kandidatin e qendrës, Emmanuel Macron, në kryesim të fortë, me 20 përqind, përballë kandidates së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen. Le Pen përfitoi për ta shndèrruar debatin në një ndeshje të vërtetë boksi. Ako e akuzoi rivalin e saj Macron se ai mbështetet nga organizatat terroriste islamike dhe se ai është një kukull në duart e Angela Merkel. ” Në çdo rast Franca do të ketë njè grua presidente, ose mua ose Angela Merkelin” i tha ajo kundërshtarit.

Capture d’écran du débat télévisé entre Marine Le Pen et Emmanuel Macron en vue du second tour de la présidentielle 2017, le 3 mai 2017.

Le Pen përmendi rolin e Macronit si pjesë e një kaste të korruptuar, ish-bankier dhe i preferuar i presidentit Hollande dhe ministrave të tij. Ajo tha se Macron favorizon “uberizimin” e ekonomisë dhe “globalizimin e egër”.

“Zgjedhja politike që duhet të bëjë populli francez është e qartë. Macron është kandidat i globalizimit të shfrenuar, i ‘uberizimit’ të shoqërisë, pasigurisë, brutalitetit social, luftës së secilit kundër secilit”, tha Le Pen.

Macron kritikoi politikën e saj për të braktisur euron, duke e cilësuar si plan “të rrezikshëm” dhe “fatal”.

“Vizioni im është të ndërtojmë një euro të fuqishme, të ndërtojmë politika të fuqishme evrpiane, me të cilat do të ngrihemi për interesat e Francës”, tha Macron.

Pjesa më e madhe e mediave që janë rreshtuar kundër Le Pen pretendojnë se ajo e humbi debatin, se ajo harroi të shpalosë programin e saj pasi qe e preokupuar të sulmonte Macronin, se ajo e uli shumë nivelin e përballjeve presidenciale duke përdorur “fake news” dhe sulme personale. (Lapsi.al)

Be the first to comment

Leave a Reply