Kaos para Ministrisë së Drejtësisë, VV me aksion në 6-mujorin e vdekjes së Deharit (Foto)

Aktivistë të Vetëvendosjes janë duke zhvilluar një aksion në 6-mujorin e vdekjes së Astrit Deharit.

Aktivistët janë duke vënë mbishkrime në ndërtesën e Ministrisë së Drejtësisë dhe në veturat zyrtare “Drejtësi për Astritin”, shkruan Periskopi.

Policia është munduar t’i ndalojë aktivistët, por ata kanë përmbushur synimin e tyre për të zbatuar aksionin.

VV, ndërkohë thotë se tash e 6 muaj askush nuk ka dhënë përgjegjësi për këtë krim ndaj aktivisit të ndjerë Dehari. /Periskopi/

 

Be the first to comment

Leave a Reply