Pas gjashtë vitesh, Dafina i ka dy fjalë për Tunën

Befasia e madhe mes Tuna Sejdit dhe Dafina Zeqirit ndodhi në fund të muajit të kaluar kur dyshja shkrinë akujt mes vete për t’i lënë rradhën një kapitulli të ri të miqësisë.

Pas gjashtë viteve nga momenti kur ndanë rrugët me njëra-tjetrën pas bashkëpunimin në projektin ‘Vibe’ një ‘follow’ ishte sinjali se gjërat po ecin në drejtimin e duhur.

E duket që dyshja nuk janë mjaftuar vetëm me këtë pjesë.

Dafina e cila po jeton në SHBA në tentim e sipër për të kapur tregun ndërkombëtar të muzikës e ka uruar kolegen e saj me rastin e ardhjes në jetë të djalit Tian.

‘Urime lindja e femiut te pare  Tianit rritje te mbare, shendet, fat dhe jete te gjate’ – deklaron mes tjerash Zeqiri në komentin e lënë në një prej fotove të mëhershme të Tunës.

Be the first to comment

Leave a Reply