Vetëm dorëheqja e shpëton Isa Mustafën nga shkarkimi

Sekretari i NISMA për Kosovë, Bilall Sherifi thotë se vetëm dorëheqja e shpëton kryeministrin Mustafa nga shkarkimi, raporton GazetaBlic.

Sipas Sherifit veprimet e Mustafës janë tregues i mjaftueshëm se ditëve të tij në krye të Qeverisë u ka ardhur fundi.

Ky është shkrimi i plotë:

Vetëm dorëheqja e shpëton Isa Mustafën nga shkarkimi!

Shpërthimet e kryeministrit në ikje Isa Mustafës dhe oborrtarëve të tij kundër shfrytëzimit të një të drejte demokratike siç është e drejta për mocion janë tregues i mjaftueshëm se ditëve të tij në krye të qeverisë u ka ardhur fundi!

Përmasat histerike të reagimeve kundër ngritjes së mocionit janë dëshmi e pakontestueshme se vendimi për të ngritur mocionin ka qenë veprim i duhur! Këtë fakt e përforcon edhe më shumë paniku që u shpërfaq sapo u bë publik lajmi për mbledhjen e nënshkrimeve të domosdoshme për tu shtruar në Kuvendin e Kosovës. Përkundër asaj se të gjithë e dinë të vërtetën, kryeministri në ikje dhe oborrtarët e tij vazhdojnë me gënjeshtrën se gjoja kemi të bëjmë me një “Mocion të Opozitës”.

Është fakt i pamohueshëm se iniciativën për mocion e filloi opozita, konkretisht Kryetari i Partisë NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, por procedimi në Kuvendin e Kosovës u bë falë edhe mbështetjes së deputeteve të mazhorancës, deputetëve të pavarur dhe deputet nga pakicat që janë pjesë e qeverisë së tij!
Ajo që më së shumti e brengos kryeministrin në ikje dhe oborrtarët e tij ka të bëjë me realitetin se për herë të dytë gjatë sundimit të vet bashkohen deputetët e partive të pozitës dhe opozitës dhe të përkatësive të ndryshme etnike kundër qeverisë së tij.
Falë bashkimit që kapërcen pikëpamjet politike dhe në qendër të vëmendjes vë interesin e Kosovës Marrëveshja e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe Marrëveshja për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe nuk kaluan! Madje edhe me ndihmën e konsiderueshme të deputetëve që vijnë nga “Partia e tij”.
Përballë këtyre fakteve Isa Mustafës, si kryeministër në ikje, nuk i ka mbetur gjë tjetër pos dorëheqjes. Në të kundërtën ai do të shkarkohet!

Be the first to comment

Leave a Reply