Gjyqtari i gabimeve të mëdha do të drejtojë Atletico – Real Madrid

Ai njihet për vendimet e tij të prera dhe kryesisht të padrejta në shumë raste. Cuneyt Cakir do të vendos drejtësinë në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ndërmjet Atletico Madridit dhe Real Madridit.

Gjyqtari turk, është caktuar nga UEFA që të ndajë drejtësinë në derbin e Madridit në Ligën e Kampionëve.

Turku njihet si gjyqtar që bën gabime të mëdha, por mbetet nëse do të ketë të tilla edhe në këtë takim. Kjo do ta bëjë edhe më interesante këtë super ndeshje, pasi kujtojmë që sfida e parë ka përfunduar 3-0 për Realin.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply