PDK kërkon nga deputetët të jenë në Kosovë, mund të ketë zhvillime sonte

Mbledhje e ngjashme sikurse ajo e LDK-së që po mbahet në këto çaste, mund t’i presë edhe deputetët e PDK-së më vonë.

Të paktën kështu ka paralajmëruar kjo parti deputetët e vet përmes një njoftimi.

“I/e nderuar deputet ju njoftoj që më datën 09/05/2017 në ora 20:00 mund të ju kërkoj Kryetari- Veseli, ju lutem të jeni të gjithë në Kosovë, sepse mund të ketë zhvillime! Ju lutem konfirmone pjesmarrjen”, thuhet në mesazhin që i është dërguar deputetëve të PDK-së.

Ndërsa, burime të Periskopit brenda PDK’së nuk kanë pohuar apo mohuar një gjë të tillë.

Po ashtu, Periskopi ka tentuar të kontaktojë me shefin e Grupit Parlamentar të PDK’së, Zenun Pajaziti, por ka qenë e pamundur një gjë e tillë.

Be the first to comment

Leave a Reply