8 frazat që njerëzit e zgjuar nuk i përdorin kurrë në një bisedë

Kur jeni në një bisedë, ju mund të thoni disa gjëra të cilat keqkuptohen nga njerëzit që keni përballë. Mund të keni bërë edhe një koment dashamirës, por që i bën njerëzit të ndihen keq.

Njerëzit janë të ndërlikuar dhe për këtë arsye ju duhet të shmangni disa fraza në bisedat tuaja të rastësishme.

“Ju dukeni të lodhur”. Mos ia thoni këtë, por më mirë bëjini pyetjen: “A është gjithçka në rregull?”

“Keni rënë shumë në peshë”. Jo gjithmonë kjo frazë i bën të ndihen mirë, kështu që më mirë thojini: “Ju dukeni fantastike”.

“Gjithsesi ju ishit shumë e mirë për të”. Kjo është e ndaluar, sepse i tregon se personi përballë ka shije të keqe, më mirë thojini: “Humbja e tij”.

“Ju gjithmonë’’… ose “Ju kurrë nuk… “. Do ta bëni atë mjaft pesimist, kështu që më mirë thojini: “Duket sikur e bëni shpesh këtë gjë”.

“Dukeni më e madhe në moshë’’. Kjo është një frazë shumë e mërzitshme, shkruan blitz.al, përcjellë Klan Kosova. Në vend të kësaj thojini: “Ju dukeni mirë”.

“A të thashë më parë?” me këtë frazë jeni duke e ofenduar, mos ia thoni drejtpërdrejt, thjesht jepini një mesazh që ai ta kujtojë atë që i keni thënë.

“Paçi fat!” – një thënie delikate, më mirë thojini “Unë e di që ju keni atë që duhet”.

“Epo, të paktën unë kurrë nuk kam…” mos bëni të tilla krahasime, por thojini vetëm: “Më vjen keq”./BS

Be the first to comment

Leave a Reply