Nishani në Kosovë: Çështja kombëtare është e shenjtë

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani gjatë vizitës së tij në Kosovë sot është takuar me presidentin e vendit, Hashim Thaçin, për çka kanë diskutuar edhe për çështjen kombëtare dhe debatet për ‘Shqipërinë  e Madhe’.

Nishani thotë se çështja kombëtare shqiptare, për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë, është çështje e shenjtë.

‘Kjo sepse është e lidhur me përpjekje dhe sakrifica mijëra vjeçare për ruajtjen e ekzistencës”, ka thënë presidenti shqiptar, raporton Periskopi.

Ai thotë se kjo gjë është përcjellur nëpër gjenerata të shumta, ndërsa sipas tij, ‘detyrë e gjeneratës tonë është që të punohet shumë për ekonominë e dy vendeve tona shqiptare.’

Nishani thekson se është bërë shumë në ndërkomunikimin mbarëshqiptar, në çdo aspekt./Periskopi.

Be the first to comment

Leave a Reply