Çfarë fshihet pas planit të Isa Mustafës me kandidaturën e Lumir Abdixhikut?

Tentimi i Isa Mustafës për t’u hakmarrë përmes Lumir Abdixhikut

 

Siç njoftoi orë më herët portali Koha.net sot gjatë ditës, kreu i LDK-së Isa Mustafa është takuar me drejtorin e Riinvestit, Lumir Abdixhiku.

Sipas një burimi brenda LDK-së, takimi mes tyre ka zgjatur rreth 1 orë dhe aty Isa Mustafa i ka bërë ofertë Abdixhikut për t’iu bashkuar partisë së tij.

Burimi, në kushte anonimiteti, thotë se zyrtarizimi i Abdixhikut në LDK pritet të ndodhë në ditët në vazhdim.

Lajmi ngjanë të jetë i vërtet, marrë parasysh që Abdixhiku është kolumnistë dhe i afërt me këtë medium.

Po sot, Isa Mustafa ka njoftuar se nuk do të jetë kandidatë i LDK’së për Kryeministër të Kosovës në zgjedhjet e 11 Qershorit 2017.

Tërheqja e Mustafës nga kandidatura për kryeministër është mirëpritur nga shumëkush, si nëj gjest reflektimi për dëmet që ia ka bërë LDK gjatë partneritetit trevjeqar më PDK’në e Kadri Veselit.

Por, nëse del i saktë spekulimi për një kandidaturë për kryeministër nga LDK’ja të Lumir Abdixhikut, si i preferuar i Isa Mustafës, atëherë kjo nuk do të pritet mirë brenda figurave më të njohura të LDK’së.

“Të gjesh kandidat nga jashtë për kryminstër, kur brenda partisë ke personalitete si Vjosa Osmani, Lutfi Haziri, Arben Gashi, a Armend Zema – e tëra po duket si një hakmarrje e Isa Mustafës ndaj atyre figurave që vazhdimisht kanë qenë kundër koalicionit me PDK”, ka thënë për Persikopin një burim brenda LDK’s.

Kjo, sipas këtij burimi, mund të sjellë dëme të mëdha dhe çarje të reja në LDK.

“Sigurisht që Abdixhiku është një figurë e respektuar e shoqërisë civile. Por, çështja është se kandidatët e tillë jo gjithmonë priten mirë brenda strukturave të partisë. E me Abdixhikun, rreziku është që dëmi të jetë më i madh se sa dobia”, ka shtuar zyrtari i LDK’së.

Gjithçka, sipas këtij zyrtari, po duket të jetë një hakmarrje inatqore e Isa Mustafës për figurat kundërshtuese ndaj tij dhe që t’i mbajë larg kontrollit të LDk’së, kur tashmë ka rrezik që situata t’i dal jashtë kontrollit.

Lumir Abdixhiku kohë të gjatë ka qenë drejtor ekzekutiv në Institutin RIINVEST, ku Isa Mustafa ishte ndër aksionarët kryesore.

Be the first to comment

Leave a Reply